Miqësorja e parë, Laçi do të përballet sot me Korabin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 15:00

Miqësorja e parë, Laçi do të përballet sot me Korabin

Laçi ka programuar të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me Korabin e Kategorisë së parë.LACINdeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, në orën 18:30, do të jetë testi i parë i kurbinasve në këto përgatitje verore. Për këtë arsye ngjall interes fakti se çfarë lojtarësh do të dalin në fushë, nëse do të ketë afrime apo jo për trajnerin Armando Cungu.

Nga kjo skuadër ka pasur disa lëvizje lojtarësh, siç janë Sobouale, Kryeziu, Qato dhe Dajko, që të gjithë titullarë të rëndësishëm të sezonit të kaluar.

Nga testi i sotëm do të kuptohen shumë gjëra në lidhje me Laçin e ri, që në fund të sezonit që shkoi mbijetoi me anë të një ndeshjeje shtesë në elitën e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"