Miqësorja e tretë e Dinamos/ Blutë argëtohen me 13 gola kundër diletantëve italianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 12:26

Miqësorja e tretë e Dinamos/ Blutë argëtohen me 13 gola kundër diletantëve italianë

Dinamo luajti dje miqësoren e parë në tokën italiane dhe të tretën në këto përgatitje verore.DINAMOBlutë mundën me rezultatin e thellë, 13-1, diletantët e Atletik Proxheto në kampin stërvitor ku janë vendosur që fundjavën e kaluar. Trajneri Mehmeti e nisi ndeshjen me Salin në portë, Meksin, Hoxhën, Muzek dhe Lorran në mbrojtje, Ditën, Qefalijën dhe Karambën në mesfushë, kurse në sulm, bashkë me Zabërgjën dhe Vilën, luajti Qardaku.

Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë lojtarët që Dinamo ka në dispozicion aktualisht. Vlen të theksohet fakti se Zabërgja shënoi 3 gola, ashtu si portugezi Nani që është në provë. Kingsli, një tjetër lojtar në provë te blutë, shënoi 2 gola. Po ashtu golin e gjeti edhe sulmuesi Dibra, i ardhur pak ditë më parë në skuadër. Ishte një test sa për “nxemje” i Dinamos, që të shtunën do të luajë me një kundërshtar të fortë, siç është Rexhana e Serisë B.

Në këtë ndeshje do të duket më mirë gjendja e të gjithë lojtarëve që janë aktualisht pjesë e kryeqytetasve. Klubi ndërkohë është në pritje të lojtarëve që do të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, sidomos në mbrojtje dhe në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"