Miqësorja ndaj Vllaznisë, Bicaj: Testi na shërbeu, ja objektivi i Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 21:59

Miqësorja ndaj Vllaznisë, Bicaj: Testi na shërbeu, ja objektivi i Burrelit

Burreli u drejtua për herë të parë nga Ditmar Bicaj, i cili këtë sezon është trajner i matjanëve. Pas miqësores me Vllazninë, ai ka dhënë prononcimin e tij për mediat.

ditmar bicaj

“Ishte një ndeshje që na ka shërbyer shumë. Jemi një ekip që vjen nga Kategoria e Parë dhe luajmë kundër një skuadre të madhe, me shumë pretendime, siç është Vllaznia dhe duhet të nxjerrim anët më pozitive gjatë këtyre takimeve.

Objektivat e Burrelit janë që të jemi të 6-shja e parë, pasi sezonin e kaluar ekipi siguroi mbijetesën. Pse jo, të provojmë edhe në ‘play off’-in për t’u ngjitur në Superiore. Kam marrë gjithmonë këshillat e babait, ia kam ‘vjedhur’ disa sekrete profesionale dhe dije, të cilat do të më ndihmojnë për brezin e ri të futbollistëve”, është shprehur trajneri i Burrelit, Ditmar Bicaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"