“Mirëserdhe në klubin më të mirë në botë”, mesazhi i Ançelotit për Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 23:49

“Mirëserdhe në klubin më të mirë në botë”, mesazhi i Ançelotit për Mbape

Këto të fundit kanë qenë ditë të ngarkuara për Kilië Mbape. Pritja, vizitat mjekësore, firma, prezantimi, intervistat, takimi me figurat e mëdha të klubit dhe… natyrisht takimi me trajnerin Karlo Ançeloti. Italiani ka qenë ndër të parët që ka pritur në klub sulmuesin francez.

Ancelotti-Mbappe-414x276

Ndërkohë, që Mbape ka takuar dhe disa nga shokët e rinj të ekipit. Gjatë vizitës në qendrën stërvitore të Realit të Madridit në Valdebebas, ai ka pasur një bisedë me trajnerin italian. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, ata kanë biseduar për tema të ndryshme, por kurrsesi për ndonjë gjë taktike! Ndërkohë që mesazhi i Karletos ka qenë i qartë:

“Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Kilië. Para Madrid”, ka qenë mesazhi domethënës i trajnerit të Realit drejtuar “galaktikat” më të ri në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"