Mobilizohet Fushë-Kruja për finalen e Ilirisë, udhëtim dhe hyrje falas për tifozët në “Arena Egnatia”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 14:50

Mobilizohet Fushë-Kruja për finalen e Ilirisë, udhëtim dhe hyrje falas për tifozët në “Arena Egnatia”

Iliria e Fushë-Krujës i kaloi me sukses dy ndeshjet e “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë dhe tani janë vetëm një finale larg ngjitjes në të Parën.

iliria

Për ta arritur këtë sukës drejtuesit e klubit, përveç mbështetjes së ekipit të drejtuar nga trajneri Agim Canaj, po punojnë edhe për axhendën e takimit. Në mënyrë që ekipi të mos ndihet vetëm, drejtuesit e klubit kanë vendosur autobusë falas për tifozët, që sipas planit organizativ edhe hyrjen në stadium do ta kenë falas.

Klubi ka njoftuar tifozët se nisja e autobusëve me tifozë do të bëhet ditën e ndeshjes, ora 12:00, pranë stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë. Te Iliria besojnë se do ta kalojnë me sukses finalen me Lushnjën.

Lushnja-Iliria, në Rrogozhinë

Finalja e “play out”-it e kategorisë së Parë mes Lushnjës së vendit të nëntë në renditje dhe Ilirisë së Fushë-Krujës që vjen nga “play off”-i i Grupit A në Kategorinë e Dytë do të luhet nesër në ora 16:00 në Rrogozhinë. Axhenda e këtij takimi ka pësuar ndryshime, pasi u përfol se mund të luhej edhe në “Niko Dovana” të Durrësit. Por në FSHF e bëjnë zyrtare që Lushnja-Iliria do të luhet në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"