Moment historik/ Klubi modest francez siguron për herë të parë pjesëmarrjen ne Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 23:20

Moment historik/ Klubi modest francez siguron për herë të parë pjesëmarrjen ne Champions

Ligue 1 franceze ka mbyllur sezonin 2023/24, ku janë vendosur të gjitha verdiktet, me Monako dhe Brest që i bashkohen PSG-në në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lilë përmes eliminatoreve do të tentojë të futet në garën më të madhe për klube. 

brest

Padyshim që verdikti më surprizues i këtij sezoni ishte pozicionimi në vendin e tretë të modestëve të Brest, që do jenë pjesëmarrës në Champions sezonin e ardhshëm.

Një ngjarje historike kjo më Brestin që feston gjithashtu fitoren e 200-të të të gjitha kohërave në elitën e futbollit francez. Kjo shifër u siglua pas triumfit 0-3 që Brest arriti mbrëmjen e sotme në ndeshjen e fundit të kampionatit.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"