Momenti i artë, Partizani “shkëlqen” në Europë. Të kuqtë po “shkërmoqin” rekordet e veta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 22:22

Momenti i artë, Partizani “shkëlqen” në Europë. Të kuqtë po “shkërmoqin” rekordet e veta

Ndryshe nga më parë, ndeshjet e kompeticioneve europiane në dekadën e fundit janë bërë shumë më të rëndësishme për klubet shqiptare, që herëherë kanë arritur të marrin rezultate historike, si Skënderbeu dikur.partizaniNjë ecuri të tillë po ngulmon ta arrijë edhe Partizani, që megjithëse nuk ia ka dalë deri më tani, mund të themi se po korr sukseset më të mëdha ndonjëherë në ndeshjet ndërkombëtare. Pasi e bleu presidenti Gazment Demi, Partizani mori pjesë për herë të parë në Europë në sezonin 2015-2016, kur u eliminua pa lënë gjurmë nga Stromsgodset.

FERENCVAROSHI – Por një vit më vonë të kuqtë arritën një sukses, të cilin e mbajnë mend me krenari si suksesin më të madh në Europë për ta. Të katapultuar në Champions League pas dënimit të Skënderbeut, të kuqtë gjetën në turin e dytë Ferencvaroshin dhe arritën të kualifikoheshin me penallti pas dy barazimeve 1-1 në Elbasan dhe Hungari. Ajo që mbahet mend në ato ndeshje ishte paraqitja spektakolare e Alban Hoxhës dhe ajo penallti e gjuajtur me stil “panenka” nga cërrikasi. Të kuqtë më pas u eliminuan nga Salzburg në turin e tretë të Champions League dhe nga Krasnodar në “play off” të Europa League.

DËSHTIMET – Në pesë sezonet pasuese të kuqtë u kualifikuan katër herë në Europë, por pa mundur të lënë gjurmë, duke u eliminuar në të gjitha përballjet. Për të ardhur më pas në sezonin 2021-2022, kur të kuqtë u kthyen sërish të lënë gjurmë në Europë.

RIKTHIMI – Eliminojnë pas dy ndeshjesh shumë të bukura moldavët e Sfintul George me golavarazh total 8-4, me Zhunior, që shkëlqen dhe kërcen “samba” me 3 gola. Më pas ekipit të Dajës i del përballë Bazeli, i pakalueshëm. Një sezon më vonë kualifikohen sërish në Ligën e Konferencës, ku eliminohen në mënyrë dramatike nga Iberia (ish-Saburtalo), me të cilën do të kërkojnë “hakmarrjen” në sfidën e radhës. Më pas vjen sezoni i shkuar, që regjistroi në shifra ecurinë më të mirë ndonjëherë për Partizanin në Europë. Zhgënjeu me BATE-n, por shkoi deri në “play off” të Ligës së Konferencës, pasi mposhti Atletik d’Eskaldes dhe Valmierën, për t’u eliminuar nga Astana. Për herë të parë në histori të kuqtë regjistronin ecuri me katër fitore radhazi në Europë, teksa Tedi Cara shënoi 5 herë.

VIJIMËSI? – Sot, një vit më vonë, Partizani nuk vjen nga Champions-i, por po kërkon të shkruajë sërish historinë në atë që konsiderohet si periudha më “e artë” e të kuqve në Kupat e Europës.gfdhdhiDENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"