Moo-chee, Cha-seem Lah-chay dhe Jim-shee-tee. Si tingëllojnë emrat e futbollistëve të Shqipërisë sipas UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 22:03

Moo-chee, Cha-seem Lah-chay dhe Jim-shee-tee. Si tingëllojnë emrat e futbollistëve të Shqipërisë sipas UEFA-s

Pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare vë në vështirësi shpesh njerëz nga një shtet apo një tjetër, kur bëhet fjalë për shqiptimin e emrave të futbollistëve e të huaj. Për këtë arsye, UEFA i ka kushtuar një shkrim të veçantë mënyrës së si duhen thënë emrat e futbollistëve që mund të tingëllojnë çuditshëm në gjuhë tjetër,

gjimshiti

Sigurisht, në listën e publikuar nga ajo, ka shumë emra të lojtarëve shqiptarë, të cilët i ka shpjeguar duke marrë për bazë anglishten. “Shqiptarja “j” është e butë si një ‘y’ angleze. Shkronjat ‘x” dhe “q” nuk tingëllojnë shumë si të barazvlefshmet e tyre angleze’, shpjegon UEFA në faqen e saj duke rreshtuar më pas emrat e disa futbollistëve të Shqipërisë dhe mënyrën se si duhet të tingëllojnë duke marrë për bazë anglishten.

LISTA E LOJTARËVE TË SHQIPËRISË

Arlind Ajeti – A-yeti

Naser Aliji – Nas-air Al-ee-hee

Nedim Bajrami – By-rah-mee

Iván Balliu – Ba-lee-oo

Armando Broja – Bro-ya

Berat Djimsiti – Jim-shee-tee

Klaus Gjasula – Gya-soo-la

Arbër Hoxha – Ho-jar

Elseid Hysaj – El-say-d Hoo-sigh

Qazim Laçi – Cha-seem Lah-chay

Rey Manaj – Ray Man-eye

Enea Mihaj – Mee-high

Mario Mitaj – Mee-tie

Ernest Muçi – Moo-chee

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"