Morata dhe Pavloviç në listë, Milani pakt me Emerson Rojalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 21:28

Morata dhe Pavloviç në listë, Milani pakt me Emerson Rojalin

Milani vazhdon kërkimin për numrin e ri 9 pas largimit të Olivie Zhirusë. Me komplikimin e rrugës që çon drejt Joshua Zirkze, drejtuesit do të kishin filluar të eksploronin disa alternativa të nivelit të lartë në të cilat është Alvaro Morata.

tottenham-hotspur-v-brighton-and-1

Duke konfirmuar këtë është fakti se edhe Zlatan Ibrahimovic do të kishte hyrë në fushë “personalisht” për të bindur sulmuesin spanjoll të përqafonte kauzën e “Djallit” dhe të merrte miratimin e tij. Momentalisht, megjithatë, Morata nuk është ekspozuar ende për të ardhmen e tij, pasi është tërësisht i fokusuar në Europianin me Spanjën. Pauol Fonseka, trajneri i ri i Milanit, ka kërkuar një mbrojtës të djathtë për të afruar nivelin e këtij grupi me atë të kahut të kundërt, ku performanca e Theo Hernandez duket e paarritshme.

“Corriere dello Sport” nënvizon se braziliani është një objektiv konkret i drejtuesve të kuqezinjve dhe se klubi tashmë ka arritur një marrëveshje me lojtarin, i etur për të treguar veten në këtë aventurë të re. Midis ofertës dhe kërkesës, hendeku është shumë i madh pasi anglezët kërkojnë 20-25 milionë ndërkohë që italianët nuk duan të shpenzojnë më shumë se 15. Ndërkohë, në listën kuqezi, një nga më kryesorët do të ishte ai i Strahinja Pavlovic të Salcburgut. Konkurrenca mbetet e ashpër dhe në fakt janë edhe disa skuadra angleze që kanë përfunduar në gjurmët e mbrojtësit serb. Megjithatë, gjithçka mund të vendoset në takimin mes Milanit dhe vetë Fonsekës, ku do të kuptohen më mirë nevojat e trajnerit dhe mundësitë e klubit në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"