Moviola e Egnatia-Borac/ Mareska i prerë, vetëm dy episode të dyshimta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 10:25

Moviola e Egnatia-Borac/ Mareska i prerë, vetëm dy episode të dyshimta (VIDEO)

Ndeshja është gjykuar me kompetencë nga kryesori italian Mareska, i cili nuk toleroi ndërhyrjet e ashpra, sidomos të lojtarëve të Borac, duke i ndëshkuar me të verdhë, por edhe trajnerin e boshnjakëve, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq. Dy janë momentet e diskutueshme të kësaj ndeshjeje, ku arbitri italiani duket se ka marrë vendime të sakta.3ef35a33-c85d-4a6e-a6da-e4aa9b77883930’ Lukiç barazon rezultatin për boshnjakët, ndërsa rrogozhinasit protestojnë për një faull në mesfushë ndaj Ibrahimoglu gjatë aksionit, por VAR konfirmon vlefshmërinë e golit. Kontakti duket shumë i lehtë. (VIDEO)

66’ Kasa futet në zonë mes dy mbrojtësve nga e djathta, rrëzohet dhe kërkon penallti, por Mareska vazhdon lojën. Ka një kontakt mes sulmuesit dhe njërit prej mbrojtësve boshnjakë, por realisht është shumë i lehtë dhe për arbitrin italian nuk ka penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"