Moviola e Iberia-Partizani/ Rrapaj dhe golat qëndrojnë, mungojnë 2 të kuq për gjeorgjianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 8:27

Moviola e Iberia-Partizani/ Rrapaj dhe golat qëndrojnë, mungojnë 2 të kuq për gjeorgjianët

Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Iberias në Gjeorgji, e përfunduar me fitoren 2-0 të vendësve, u gjykua nga rumuni Andrei Shivulet. Ky i fundit mori vendimet e duhura në momentet e golave dhe të kuqit të Rrapajt, por u tregua tejet tolerant në dy momente për kartonë të kuq të gjeorgjianëve. Ka dyshime edhe për një ndërhyrje të Zguros.

bgfhgj

24′ Zguro ndal në zonë një nga lojtarët gjeorgjianë, që më pas dilte përballë Qirkos. Gjyqtari Shivulet, vijon lojën, por momenti duket i dyshimtë, pavarësisht se duket sikur Zguro interpreton bukur një rrëzim aksidental të tij.

27′ Mamageishvili ndërhyn ndaj Hadrojt me një sparkatë plot intensitet me të dyja këmbët, që e ngre në ajër mbrojtësin e Partizanit. Shivulet nxjerr vetëmkartonin e verdhë, çka duket një ndëshkim jo i denjë për një ndërhyrje aq intensive. Mungon i kuqi.

30′ Penallti për Iberian. Qirko pengon në mënyrë të panevojshme Mamageishvilin në zonë dhe arbitri me të drejtë akordon penallti. (VIDEO)

47′ Rrapaj ndërhyn në kohë vonesë ndaj Nonikashvilit në mesfushë, duke e lënë të dëmtuar kundërshtarin. Shivulet e ndëshkon me karton të verdhë, që është i dyti, me vlonjatin që largohet me të kuq. Vendim i drejtë nga ana e gjyqtarit rumun. (VIDEO) (VIDEO)

50′ Partizani mësyn nga e majta, me Mamageishvilin, i cili ndal topin në rënie e sipër. Ka pretendime për një prekje me dorë, por pamjet tregojnë se gjithçka është e rregullt. Edhe nëse do tëkishte prekje me dorën mbështetëse, rregullorja nuk e parashikon penallti, sidomos në njëpozicion jo ballor me portën. (VIDEO)

57′ Jinjolava shërben për Silanë zonën e vogël dhe tund rrjetën. Pozicioni i sulmuesit duketi dyshimtë në momentin e parë,por pamjet tregojnë se gjyqtarianësor ka pasur të drejtë. (VIDEO)

69′ Nonikashvili bën një ndërhyrje me sparkatë me të dyjakëmbët ndaj Mehmetit, që mbetet i dëmtuar. Gjyqtari mjaftohet me karton të verdhë. Moment tejet i dyshimtë, edhe këtu duhej i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"