Moviola e Partizani-Kukësi/ Aksioni nisi me faull, Cjapi gabon te penalltia e verilindorëve (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Kukësit nuk ishte intensive për sa i përket shpejtësisë së lojës dhe rasteve të dyshimta, por sërish kryesori Kreshnik Cjapi e mbylli sfidën pa një gabim.
I vetmi rast i dyshimtë i kësaj ndeshjeje është penalltia e shkaktuar nga Eneo Bitri ndaj Barbozës në minutën e 67-të. Pa hyrë në diskutimin nëse Bitri ka shkaktuar faull, duhet të themi se aksioni i Kukësit ka nisur me një faull të Ebert ndaj Carës.
Paradoksi në këtë rast qëndron te fakti që ndërhyrja e Bitrit është identike me atë të Ebert dhe Cjapi e konsideron faull, ndryshe nga ajo e lojtarit të Kukësit.
VAR-i në këtë rast nuk ndërhyn fare, ndryshe nga çfarë ndodhi në ndeshjen Laçi-Erzeni dhe në javën e shkuar mes Vllaznisë dhe Egnatias.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"