Moviola e Spanjë-Angli/ Goli i Ojarzabalit milimetrik, pretendime për një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 9:06

Moviola e Spanjë-Angli/ Goli i Ojarzabalit milimetrik, pretendime për një penallti (VIDEO)

Finalja e “Euro 2024”-ës mes Spanjës dhe Anglisë ka qenë vërtet “fair play”. Ndërkaq dhe gjyqtari Leteksie e ka administruar mjaft mirë takimin, teksa rastet e dyshimta kanë qenë fare të pakta.55Në fakt nga një në secilën pjesë. Në pjesën e parë kanë qenë anglezët që kanë pretenduar për një penallti për një faull të Dani Karvahalit. Por pasi verifikimit nuk ka pasur asgjë për të sinjalizuar.

Momenti kulmor ka qenë ai i golit të dytë të Spanjës, shënuar nga Ojarzabal katër minuta nga fundi. Pas krosimit nga e majta, sulmuesi i Sociedadit ka shtyrë topin në rrjetë. Por gëzimi i tij ka qenë shumë më i përmbajtur sesa pjesa tjetër e shokëve të ekipit.  Sulmuesi është dikur në një pozicion të dyshimtë, ndoshta pak më avancuar se mbrojtësi anglez Guehi. Por “VAR” ka hequr linjat dhe në fund ka rezultuar se sulmuesi spanjoll ishte në lojë me fare pak milimetra. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"