Moviola e Tirana-Partizani/ Bardhebluve u mungon një 11-metërsh, falen dy kartonë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 21:55

Moviola e Tirana-Partizani/ Bardhebluve u mungon një 11-metërsh, falen dy kartonë (VIDEO)

Derbi Tirana-Partizani kishte vendosur në siklet sektorin e gjykimit në FSHF për kryesorin që do të vendoste drejtësi. Emrat e Enea Jorgjit, Juxhin Xhajës dhe Eldorian Hamitit, që mbajnë stemën e FIFA-s, u rrëzuan për shumë arsye, kjo edhe për precedentët që dy klubet kanë pasur me këta gjyqtarë.

1323

Vetëm pak orë para duelit u vendos që të gjykonte Kreshnik Cjapi i kolegjiumit të Fierit, ndërsa në VAR ishin Florian Lata nga Durrësi dhe lezhjani Ridigert Çokaj. Rasti më flagrant për moviolë ishte një pretendim për penallti i Tiranës.

43’ Haxhiu merr bukur krahun e djathtë dhe në përpjekje për të shërbyer në zonë, topi devijohet me dorë nga Telushi. Tirana kërkon penallti, ndërsa Cjapi vijon lojën dhe më pas pret sinjalizimin e VAR-it.

Dora është e hapur dhe pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me 11-metërsh të mohuar, por kryesori nuk shkoi ta shikonte në monitor.

63’ Murataj bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Najdovskit në afërsi të zonës, i painteresuar fare për topin. Cjapi është afër aksionit, por e fal mesfushorin e Partizanit, teksa meritonte kartonin e verdhë.

90+1’ Deliu i ndërhyn rëndë me të dyja këmbët Bilalit në një kundërsulm të Partizanit, por çuditërisht nuk ndëshkohet me të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"