Moviola e Tirana-Torpedo/ Një rast i dyshimtë, miqtë duan penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 8:40

Moviola e Tirana-Torpedo/ Një rast i dyshimtë, miqtë duan penallti

Arbitri Dalibor Çerni, edhe pse pa eksperiencë ndërkombëtare, arriti ta menaxhonte mirë ndeshjen mes Tiranës dhe Torpedos. Pati vetëm një rast të diskutueshëm, ku gjeorgjianët kërkuan penallti, por arbitri vendosi në favor të bardhebluve.

tr

50’ Johnsen dhe Kola duelojnë trup më trup në zonën e Tiranës dhe sulmuesi mik rrëzohet. Gjeorgjianët pretendojnë për mbajtje të lojtarit të tyre dhe penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Duket vendim i drejtë, pasi kontakti është i lehtë për 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"