MUNDJE/ Turneu ndërkombëtar në Koçan, 2 ari dhe 1 bronzi për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 13:40

MUNDJE/ Turneu ndërkombëtar në Koçan, 2 ari dhe 1 bronzi për kuqezinjtë

Shqipëria e mundjes është përfaqësuar në turneun ndërkombëtar “Margaritari i Maqedonisë së Veriut”, aktivitet që u mbajt në Koçan më datat 28 dhe 29 qershor.601Një turne me mundës nga tetë shtete të ndryshme që bën pjesë në kalendarin zyrtar të “United World Wrestling” ku korën pjesë mundës nga 8 shtete. Mundësit kuqezi të stilit të lirë, të drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, spikatën me paraqitjet e tyre, duke ftuar dy medalje ari dhe një bronzi.

Kështu Marjus Malko në kategorinë e peshave 86 kg dhe Endrio Avdyli në peshat 65 kg u shpallën kampionë, duke ngjitur flamurin shqiptar në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërsa Arjan Danaj fitoi medalje bronzi në kategorinë e peshave 92 kg. Rezultate shumë të mira nga mundësit tanë, të cilët kthehen me sukses nga eventi ndërkombëtar.

WhatsApp Image 2024-07-01 at 11.19.41 (3) WhatsApp Image 2024-07-01 at 11.19.41 (2)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"