Mungesa e Hadrojt, e papritura e Partizanit për ndeshjen ndaj Iberias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 22:50

Mungesa e Hadrojt, e papritura e Partizanit për ndeshjen ndaj Iberias

Andi Hadroj ishte surpriza e madhe në momentin që UEFA publikoi në faqen e saj zyrtare formacionet e ndeshjes mes Partizanit dhe Iberias. Pukjani ishte i pranishëm në grumbullim një ditë para ndeshjes, ku edhe ishte parashikuar si titullar.

hadroj

Por para përballjes protokollet konfirmuan mungesën e tij në formacion, por edhe në stolin e rezervave. Një befasi e madhe, që u shoqërua edhe me një “mister” mbi arsyen e kësaj mungese tejet të rëndësishme, që i shtohej atyre të Prekës, Rrapajt dhe Muratajt, i ikur tashmë.

“Panorama Sport” mësoi më vonë nga burime në klub se bëhej fjalë për një mungesë të ardhur si pasojë e një dëmtimi. Hadroj kishte probleme me aduktorët në stërvitjen e fundit të skuadrës dhe për këtë arsye, trajneri Shehi ka vendosur që të mos e rrezikojë mbrojtësin.

Pavarësisht të gjithave, duhet thënë se mbrojtësi i djathtë mbetet një element kyç për lojën e trajnerit Shehi, gjithmonë nëse në klub nuk vjen një ofertë e parefuzueshme që të çojë drejt largimit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"