“Mungoi gjithçka në këtë ndeshje”, Donaruma i zhgënjyer: I’u kërkojmë falje të gjithëve, Zvicra e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 20:22

“Mungoi gjithçka në këtë ndeshje”, Donaruma i zhgënjyer: I’u kërkojmë falje të gjithëve, Zvicra e meritoi fitoren

Kapiteni Xhanluixhi Donaruma foli për RAI pas eliminimit nga kampionati Europian nga Zvicra.donaruma“Është e dhimbshme të dalësh kështu, i kërkojmë falje të gjithëve. Sot ne zhgënjuam, ata e merituan. Ne u munduam gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e parë humbëm shumë topa, duke lënë shumë hapësira për ta. Ishte e vështirë, një ndeshje shumë e vështirë për t’u tretur dhe është kështu”.

A ka mungesë guximi?
“Mungoi gjithçka në këtë ndeshje, edhe cilësia dhe në pjesën e parë ne dolëm keq sepse ata gjithmonë e kishin topin në lojë. Duhet të kishim nisur mirë, por pranuam një gol menjëherë. Duhet ta pranoni, u zhgënjuam”, përfundoi portieri i Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"