Mungon Gruda, Brdariç i qartë për formacionin e Vllaznisë në përballjen ndaj Valurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 15:20

Mungon Gruda, Brdariç i qartë për formacionin e Vllaznisë në përballjen ndaj Valurit

Vllaznia ndihet gati për sfidën e parë të Ligës së Konferencës, ku të enjten do të përballen me Valurin në Islandë. Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Bosnjë, ku u luajtën edhe dy ndeshje miqësore, duket se trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç e ka saktësuar formacionin me të cilin do të luajë në takimin e parë ndaj islandezëve të Valurit.

brdaric

Për sfidën e turit të parë eliminator të Konferencë Ligës shkodranët kanë edhe dy ditë kohë, por për trajnerin Brdariç gjërat janë të qarta, duke përjashtuar ndonjë të papritur. Për këtë ndeshje në transfertë, mungesa e vetme e Vllaznisë do të jetë Ildi Gruda, i cili nuk do të jetë i gatshëm për arsye të një dëmtimi në gju, ndërsa pjesa tjetër është e plotë. Kështu, portën do ta mbrojë i zakonshmi Kristi Qarri. Në qendër të mbrojtjes do të luajnë dyshja Stojanoviç-Juriç. Në të djathtë Gurishta dhe të majtë njëri mes Jago dhe Bajramit.

Në mesfushë priten që të aktivizohen Deliu, Krymi dhe Qato. Pas dyshes së sulmit që do të formohet nga Mala dhe kapiteni Bekim Balaj, parashikohet të luajë Kahrimanoviç si fantazist, me skemën 4-3- 1-2. Me këtë formacion, duket se trajneri Brdariç i ka vënë pikat mbi “i” që tani për titullarët që do të zbresin në fushë ndaj Valurit.

Capture Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"