Mungon vetëm firma, Emiljano Musta pranë kthimit në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 9:01

Mungon vetëm firma, Emiljano Musta pranë kthimit në Superiore

Në prag të zyrtarizimit te Elbasani është edhe mbrojtësi tjetër, Emiljano Musta. Gazeta e pat paralajmëruar prej kohësh se palët ishin në bisedime dhe duket se ato kanë shkuar në rrugë të mbarë.

musta

Burime të besueshme pranë klubit elbasanas, pohojnë se mes tyre është arritur marrëveshja dhe pritet që ish-futbollisti i Egnatias të rikthehet në futbollin e luajtur pas gjysmë sezoni pauze, për shkak se ishte në Angli për arsye familjare.

Më herët, në krah të majtë të mbrojtjes ishin përfolur edhe emrat e Lorenc Trashit dhe Esin Hakajt, por mesa duket këtë “konkurrencë” e ka fituar Musta, i cili rikthehet në Elbasan pas shumë vitesh shtegtim në ekipet e tjera.

Me pak fjalë, edhe krahu i majtë i mbrojtjes mund të cilësohet si i zgjidhur, sepse bëhet fjalë për një lojtar me mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar.

VLADMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"