Mungon vetëm Ismaili, ja si pritet të luajnë bardheblutë kundër Torpedos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 9:24

Mungon vetëm Ismaili, ja si pritet të luajnë bardheblutë kundër Torpedos

Një mungesë do të ketë vetëm Tirana në përballjen me Torpedon. Mbrojtësi Ismaili nuk u lejua të hynte në territorin gjeorgjian për shkak se ky shtet nuk e njeh Kosovën si shtet.tiranaMegjithatë, sa i përket formacionit, porta pritet t’i besohet Selmanit, ndërkohë Shkëmbi mund të vendosë një mbrojtje me pesë lojtarë, ku treshja do të jetë Kola-Meta dhe Mici, ndërkohë me mungesën e Ismailit në krahun e majtë, pritet që të zhvendoset Përgjoni, pozicion që ka luajtur gjithmonë.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të jetë Arhan. Për të kaluar te mesfusha, do të jetë Marku, Soler dhe Jonuzi, ata që mendohet ta nisin nga fillimi, ndërsa përpara tyre Shkëmbi mund t’i besojë Bajroviç dhe Haxhiut. Ndërkohë në pritje janë edhe Prengaj, Nikqi apo Abah të cilët presin të marrin minutat e tyre.trPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"