Murati, trajneri i ri i Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2014 | 11:23

Murati, trajneri i ri i Erzenit

Erzeni tashmë ka emrin e trajnerit të ri në prag të fillimit të fazës së dytë, pas largimit të durrsakut Albert Bozhanaj. Shkëlqim Murati, një nga legjendat e futbollit shijakas, vëllai i të ndjerit Agim Murati, ish-futbollist i shquar i Erzenit, Partizanit dhe ekipit kombëtar, tashmë do të drejtojë këtë ekip. Drejtori teknik i skuadrës, Altin Keci, bën të ditur lajmin: “Ka qenë një impenjim i vazhdueshëm i bashkisë së qytetit dhe personalisht i kryebashkiakut Indrit Buka, i cili mundësoi realizimin e objektivit duke kontaktuar dhe bindur ish-lojtarin e njohur shijakas, Shkëlqim Murati, që të marrë përsipër drejtimin e ekipit. Të hënën bëhet prezantimi përpara lojtarëve”.
Fiqiri Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"