Myler: Mesi dhe Zidan janë të pakrahasueshëm, futbolli nuk është vetëm numra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 23:30

Myler: Mesi dhe Zidan janë të pakrahasueshëm, futbolli nuk është vetëm numra

Sulmuesi Tomas Myler është një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave dhe një nga legjendat më të mëdha në historinë e Bajern Mynih, por ai nuk e sheh veten në të njëjtën ligë me Zinedine Zidane apo Lionel Mesi.

mesi myler

Myler ndodhet në “perëndim” të karrierës që vetëm shumë pak futbollistë kanë mundur ta përjetojnë në kushte të tilla, krahas palmaresit. Me një total prej 33 titujsh të fituar, kabineti i tij i trofeve është një nga më të mëdhenjtë në të gjithë “kozmosin” e futbollit. Vetëm “plakushi” bavarez ka fituar më shumë në karrierën, se disa klube në të gjithë historinë e tyre. Megjithatë, 34-vjeçari mbeti ende me këmbë në tokë.

MYLER – “Gjëja më e rëndësishme për mua nuk janë statistikat, por përvojat e përbashkëta dhe momentet që përjetoj me ekipin tim, klubin dhe tifozët”, shpjegoi futbollisti me numër “25” te Bajerni në një intervistë për “Sport BILD”: “Është e vërtetë se kam më shumë gola se Zinedin Zidan dhe këtë gjë e kam pohuar edhe më parë, por kjo nuk do të thotë se cilësia ime është në të njëjtën nivel me ishfutbollistin francez. Për mua Zinedin dhe Mesi janë magjistarë të futbollit. Shumë më të mirë se unë, nuk kam asnjë dyshim. Futbolli nuk është vetëm numra”, e mbylli Tomas Myler.

Në 473 ndeshje të Bundesligës, Myler ka shënuar 149 gola, shtoi 207 gola të tjerë. Ai gjithashtu kontribuoi me 88 finalizime dhe 59 asistime në Champions dhe Kupën e Gjermanisë. E ka dërguar topin në rrjetë përgjatë 45 rasteve në 131 ndeshje për kombëtaren gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"