“Na bënë ne përgjegjës”, sulm i ashpër i Pike ndaj Barcelonës: Ikëm dhe përsëri nuk firmosin me lojtarë
Zherard Pike ka sulmuar ashpër klubin e Barcelonës, duke insistuar se katalanasit nuk po bënin asgjë, edhe pse kishin larguar shumë nga legjendat e skuadrës duke ua atribuuar atyre problemet financiare. Pikë vendosi të linte futbollin në mes të këtij edicioni, duke i kursyer disa miliona euro katalanasve, ndërsa në fund të kampionatit, edhe emra si Buskets e Alba njoftuan largimin nga klubi.
Kështu, u larguan thuajse të gjithë veteranët, të cilët akuzoheshin se ishin ata që përfitonin më shumë financiarisht duke rënduar arkat e klubit të zhytur në borxhe. Por Pike insiston se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht largimeve.
:jam i lumtur që u largova pasi i dhashë Barcelonës hapësirë për rrogat. Por duket se pavarësisht kësaj lëvizje, vazhdon të ketë probleme financiare. Pyes veten se kush duhet të largohet tani! Ata thanë se jemi të gjithë përgjegjës për shkak të rrogave. Por tani të gjithë ne u larguam dhe përsëri nuk mund të firmosin me lojtarë!”, tha Pike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"