“Na shohin si qytet i vogël por jemi në mes të Shqipërisë”, presidenti i Egnatias i druhet Kukësit në Kupë: Ata nuk kanë çfarë humbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 18:30

“Na shohin si qytet i vogël por jemi në mes të Shqipërisë”, presidenti i Egnatias i druhet Kukësit në Kupë: Ata nuk kanë çfarë humbin

Agim Demrozi, presidenti i Egnatias, ka thekuar se skuadra e tij do të tentojë të dy trofetë, Kupën dhe kampionatin në ditët e ardhshme. Pas shortit të “Final Four”, ai ka theksuar se ekipi i tij do të bënte maksimumin për të arritur këtë objektiv, edhe pse nuk e shihte të thjeshtë, duke filluar që nga ndeshja e nesërme me Kukësin

demrozi

“E prisnim edhe Vllazninë se dy ekipe ishin, njëra ose tjetra, por nuk rëndësi. Me Vllazninë na bie që të ndeshemi më shumë se me ekipet e tjera, se kishim edhe Kupën para dy javësh. Tani ia lëmë fushës çdo gjë, ne ekipin e kemi bërë për t’u shpallur kampion këtë vit.

Kampion pa “Final Four”? Keqardhje edhe mund të ndjejmë, por formulën e dinim që në fillim të kampionatit, nuk është se e kemi bërë tani. Do të luajmë shanset tona edhe tani. Por kemi Kupën nesër.

Siç e thashë, ekipin e kemi krijuar edhe për të fituar Kupën, edhe për kampionatin. Pastaj t’i shohim në fushë ndeshjet që kanë mbetur.

Një tjetër Kupë? Shpresojmë, por edhe skuadra e Kukësit është shumë e mirë, që ka treguar në javët e fundit futboll të mirë dhe pastaj është ndeshja e fundit, nuk kanë çfarë të humbin.

Paragjykim ndaj Egnatias? Ne na shohin si qytetet i vogël por nuk jemi i vogël, se jemi në mes të Shqipërisë. Rrogozhina ka afër Kavajën, Peqinin, Lushnjën. Jemi të gjithë bashkë, nuk është vetëm Rrogozhina. Po të shohësh, edhe në stadium tifozët vijnë edhe nga Kavaja, nga Lushnja, nga Rrogozhina, nga Peqini. Kemi goxha tifozë dhe i falënderojmë.

Jo vetëm Rrogozhina, por të katër, kush del kampion ma merr mendja do të ketë shpërblim për lojtarët. Ne ia kemi premtuar lojtarëve tanë që kanë premio. Sa është? Sekret, e dinë lojtarët”, tha Demrozi para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"