Napoli i thotë “jo” PSG-së, Kvaratskhelia është i pashitshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 21:03

Napoli i thotë “jo” PSG-së, Kvaratskhelia është i pashitshëm

Kviça Kvaratskhelia është i pashitshëm. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka thënë që gjeorgjiani do të jetë pika kyçe e formacionit napolitan, në një “epokë të re”, ashtu siç e ka quajtur edhe ai pas emërimit të trajnerit Antonio Konte. Këtë gjë e ka miratuar edhe vetë tekniku italian, që dëshiron ta mbajë sulmuesin në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

78607362-57037069

Në fakt kohët e fundit ka pasur një interesim të PSG-së për sulmuesin. Francezët prej kohësh tashmë po kërkojnë zëvendësuesin e Kilian Mbape dhe Kvaratskhelia ishte një nga synimet e kampionëve të Francës për sezonin e ri. Madje bisedimet kanë qenë konkrete me të dyja palët, teksa lojtari ka pranuar një kontratë 5-vjeçare me një pagë vjetore prej 7.5 milion eurosh.

Gjithçka dukej e kryer, por për fat të keq të parisienëve, presidenti i Napolit nuk është aspak dakord, dhe ashtu siç e ka bërë të ditur tashmë, Kvaratskhelia do të vazhdojë të jetë napolitan, të paktën deri në përfundim të kontratës së tij.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"