Napoli-Spaleti, kontrata e re parashikon rritjen e rrogës. Por mbetet i pesti në Itali
Luçiano Spaleti është arkitekti i triumfit të Napolit në Serinë A, duke kthyer pas 33 vitesh trofeun në qytetin jugor. Dhe nuk kishte se si të mungonte edhe rinovimi i kontratës së trajnerit.
Klubi kishte bërë të ditur se ia kishte rinovuar automatikisht mërrëveshjen teknikut, sipas klauzolës në kontratën ekzistuese, por pas një takimi gjatë javës, u vendosi që bashkëpunimi të zgjatë edhe një tjetër edicion.
Kështu, gjatë këtyre ditëve do të zyrtarizohet rinovimi deri në vitin 2025, me Spaletin i cili do të ketë një rritje të rrogës së tij me 25%. Ai do të përfitojë rreth 3,5 milionë euro në sezon, me bonuse të tjera që kanë lidhje me arritjet e skuadrës në kampionat dhe Kupë.
Megjithatë, ai mbetet trajneri i pestë më i paguar në Itali, pas Alegrit (7 milionë euro), Murinjos (7 milionë euro), Inzagit (5,5 milionë euro) dhe Piolit (4 milionë euro).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"