Postuar: Mars 4, 2018 | 23:07
Ndarja nga jeta e Astorit, qyteti i Firences në zi. Ja çfarë ka ndodhur sot në stadiumin “Artemio Franki”
Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka shokuar ditën e sotme gjithë botën e futbollit, por sidomos atë italian dhe qytetin e Firences.
I gjithë qyteti i ekipit të Fiorentinës ka qenë në zi ditën e sotme dhe një atmosferë e zymtë mbizotronte.
Tifozët i kanë thurur homazhe në stadiumin “Artemio Franki” ish-kapitenit të tyre. Mijëra tifozë kanë pritur ekipin që u kthye menjëherë në Firence pas ngjarjes së trishtë.
Tifozët kanë vendosur lule dhe fot, pankarta dhe fotografi të tij. Në njërën prej pankartave shkruhej “Lamtumirë kapiten, do jesh përgjithmonë me ne.”
Të pranishëm kanë qenë edhe figura të rëndësishme të qytetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"