Nderim special për legjendën Bekenbauer në Euro 2024, trofeun do e prezantojë e veja e ikonës së futbollit që u nda nga jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 17:20

Nderim special për legjendën Bekenbauer në Euro 2024, trofeun do e prezantojë e veja e ikonës së futbollit që u nda nga jeta

Ceremonia e hapjes së Euro 2024 këtë të premte, do të ketë edhe një moment shumë special për të gjithë ndjekësit. Organizatorët dhe UEFA kanë rënë dakord që të ketë një moment në ceremoninë në Mynih, që i kushtohet legjendës Franc Bekenbauer.

bekenbauer

“Kajzeri” u nda nga jeta në janarin e këtij viti dhe organizatorët kishin menduar që në një mënyrë apo një tjetër, të nderonin figurën e tij gjatë këtij turneu, duke llogaritur se ai cilësohet si një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Tashëm është vendosur që e veja e tij, Haidi Bekenbauer, të jetë ajo që do të sjellë trofeun e Europianit në qendër të stadiumit në Mynih, ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes. Ndërkohë, një video e Bekenbauer do të shfaqet në ekranet e stadiumit, në kujtim të legjendës së paharrueshme të futbollit.

Haidi Bekenbauer do të shoqërohet nga Bernard Ditz, kapiteni i skuadrës gjermane të Europianit 1980, si dhe Jurgen Klinsman, kapiteni i skuadrës gjermane në Europianin 1996.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"