Ndershmëria e Sheznit: Nëse duhet, gati të iki nga Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 20:13

Ndershmëria e Sheznit: Nëse duhet, gati të iki nga Juventusi

Vojçeh Shezni ka një mal me oferta, ndonëse ajo stratosferikja ka ardhur nga Arabia Saudite, ku klubi i Al Nasr i ka ofruar 38 milionë euro në total për dy sezon, sërish portieri polak nuk duket i joshur nga paratë, ndonëse me ndershmërinë që e karakterizon, si rrjedhojë edhe e lidhjes së fortë me tifozët bardhezi, dje deklaroi:

shezni 1

“Për mua është shumë e rëndësishme pastërtia dhe sinqeriteti. E kuptoj që Juventusi mund të jetë në një moment vështirësie financiare, por ja ku po e them hapur:

nëse duhet për çështje bilanci të largohem, jam gati të iki. Ama, dua që gjithçka të më thuhet me pastërti dhe për të mirën e Juves dhe tifozëve tanë jam gati të pranoj çdo gjë”, tha Shezni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"