Ndeshja e parë si kryesor në Kupat e Europës për gjyqtarin e Superiores, UEFA e cakton të debutojë në një duel “të vegjlish”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 21:45

Ndeshja e parë si kryesor në Kupat e Europës për gjyqtarin e Superiores, UEFA e cakton të debutojë në një duel “të vegjlish”

Gjyqtari shqiptar Florian Lata, prej disa muajsh ka marrë edhe stemën ndërkombëtare të FIFA-s, duke hyrë kësisoj edhe në listat e UEFA-s për kompeticione ndërkombëtare. Nëse më parë ai ka drejtuar vetëm ndeshje të përfaqësuesve të moshave apo ka qenë gjyqtar i katërt në sfidat e homologëve të tij shqiptarë, këtë radhë UEFA ka vendosur t’i besojë Latës drejtimin e një sfide.

florian lata

Debutimi i gjyqtarit 26 vjeçar durrsak në Euro do të jetë në ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës që luhet në Maltë mes vendasve të Floriana dhe skuadrës së Tre Pene të San Marinos. Një duel mes skuadrash “të vogla” që do të bëjë më të thjeshtë ambientimin e Latës në këto nivele të futbollit ndërkombëtar.

Asistentët e tij për këtë ndeshje janë Erind Burgu dhe Marjus Qose. Ndërsa gjyqtar i katërt për këtë sfidë është Andi Koçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"