Ndeshjet e Europës si “promovim”, një nga talentet e Tiranës në radarët e klubeve të huaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 18:27

Ndeshjet e Europës si “promovim”, një nga talentet e Tiranës në radarët e klubeve të huaja

Tirana është e përqendruar e gjitha te ndeshja e Ligës së Konferencës me Torpedon, që do ta përballojë me këtë kontingjent lojtarësh që ka aktualisht.

tirana

Më pas do të mendohet për ndonjë afrim tjetër, ndërkohë që merkato mund të ketë edhe në dalje. Mesfushori Ermal Meta mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet e huaja, por klubi i Tiranës nuk do që të nxitohet për t’u privuar kaq lehtë nga një prej talenteve të veta.

Futbollisti 19-vjeçar ka treguar nivel të lartë, duke qenë titullar te Tirana, prandaj dhe ka ngjallur interesin e disa klubeve europiane. Drejtuesit e Tiranës do të presin ofertën më të mirë para se ta lëshojnë “xhevahirin” e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"