Ndihet mirë te skuadra dibrane, Tërshalla edhe një vit pjesë e Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 14:46

Ndihet mirë te skuadra dibrane, Tërshalla edhe një vit pjesë e Korabit

Korabi e mbylli sezonin në gjashtëshen e parë të klasifikimit. Krahas titullarëve me përvojë prioritet iu dha edhe përgatitjes së lojtarëve të rinj, prej të cilëve trajneri Kumbarçe ka mbetur i kënaqur.

tershalla korabi

Njëri prej tyre që ka fituar besimin e klubit dhe trajnerit është 20-vjeçari Klajdi Tërshalla, të cilit në shumë ndeshje i është besuar një vend në formacionin bazë.

Ai është formuar si futbollist në Angli, ku dhe është aktivizuar me ekipet e moshave. Tërshalla pohon për “Panorama Sport” se do të nënshkruaj kontratën me Korabin edhe për sezonin 2024-2025. Ai thotë se te Korabi ka gjetur mbështetjen e duhur dhe ndjehet si në shtëpi. “Kemi qenë një ekip kompakt duke filluar nga reparti i mbrojtjes e me radhë.

Personalisht jam i kënaqur me trajtimin, hapësirën që më është krijuar, pasi në disa ndeshje kam qenë titullar. Do të punoj fort për të zënë një vend stabël në formacion. Trajneri Kumbarçe na ka inkurajuar ne të rinjve për të ecur përpara”, tha Tërshalla. Krahas tij, në ekip janë evidentuar edhe të rinj të tjerë si Henri Marku, Kasalla, Gecaj e të tjerë.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"