Ndodh për herë të parë në histori, një trajnere femër merr drejtimin e skuadrës angleze të meshkujve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2023 | 14:06

Ndodh për herë të parë në histori, një trajnere femër merr drejtimin e skuadrës angleze të meshkujve

Forest Grin Rovers do të ketë si trajnere 39-vjeçaren Hana Dinglei e cila për herë të parë në histori, bëhet një trajnere femër që merr drejtimin e një skuadre profesioniste meshkujsh në Angli.

DINGLEI

Dinglei ka qenë në të shkuarën shefe e akademisë së klubit dhe me rënien nga kategoria, ajo u emërua si trajnere e skuadrës së parë. Emërimi i saj është i përkohshëm dhe pritet që të ketë edhe një vendim të dytë, megjithatë pritet që në krye të stolit të debutojë në ndeshjen miqësore ndaj Melksham.

39-vjeçarja e ka shkruar emrin në histori edhe një herë tjetër kur u emërua në krye të akademisë së futbollit duke qenë se ishte e para grua që merrte këtë post në një klub profesionist për meshkuj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"