“Ndoshta do të dukem arrogant”, trajneri i Borac flet për duelin me Egnatian: E dominuam plotësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 19:30

“Ndoshta do të dukem arrogant”, trajneri i Borac flet për duelin me Egnatian: E dominuam plotësisht

Ndeshja e parë mes Borac dhe Egnatias në Ligën e Kampioneve është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të ekipit boshnjak, pas një ndeshje të tensionuar me thirrje antishqiptare nga tribunat dhe me rrogozhinasit që e mbyllën sfidën me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Por trajneri Mlladen Zhizhoviç, mendon se ky sukses i skuadrës së tij ka qenë mëse i merituar, e madje, duhej të ishte më i thellë.

borac egnatia

“Të ndikuar nga atmosfera, në pjesën e parë nuk u shfaqëm ashtu siç dëshironim. Ne gjithashtu kishim lojtarë të cilët shtrënguan dhëmbët edhe pse nuk ishin në maksimum.

Në pjesën e dytë mendoj se kishte dominim total nga Borac dhe ne e merituam fitoren. Ndoshta do të dukem arrogant nëse them se duhet të kishte qenë 2-0 apo 3-0, por në disa situata mund të kishim marrë vendime më të mira.

Megjithatë, nuk duhet të hedhim poshtë këtë fitore, ne kemi avantazhin që kërkonim para ndeshjes së kthimit dhe kjo na bën të lumtur”, tha Zhizhoviç për sfidën me Egnatian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"