Ndotja në Euro 2024/ Franca mendon për rehatinë, Zvicra ndihmon për ambientin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 23:50

Ndotja në Euro 2024/ Franca mendon për rehatinë, Zvicra ndihmon për ambientin

A nuk u tha të shmangej fluturimi, kur është e mundur, për udhëtime gjatë “Euro 2024”? Ftesa, ose më saktë direktivat e UEFA-s në prag të turneut kontinental ishin të qarta për ta bërë turneun e futbollit në Gjermani sa më të qëndrueshme, përsa i përket ndikimit mjedisor.

euro-top-scaled-e1701357627179

Mesazhi nuk i ka mbërritur Federatës Franceze të Futbollit, të paktën sipas asaj që është bërë për fazën e 1/8-ave kundër Belgjikës: nga Paderborn në Dyseldorf me avion, për gjithsej 20 minuta fluturim për të përshkuar 124 kilometrat e distancës ajrore.

SA KEQ FRANCA – Nëse Franca mund të mburret me rekordin e trishtë të këtij edicioni, duhet thënë se grupi i Deshamps nuk është i vetmi që praktikisht ka injoruar mesazhin e UEFA-s dhe Komitetit Organizativ. Turqia, për të dhënë një shembull tjetër, fluturoi 150 kilometrat midis Hanoverit dhe Hamburgut për të sfiduar Austrinë, por në përgjithësi vetëm 12.6% e ekipeve kombëtare përdorën trenin – siç sugjerohej – për udhëtime të brendshme brenda Gjermanisë.

Gjatë fazës së grupeve, 60.5% preferuan të udhëtonin me autobus nga kampi stërvitor në stadium, 25.9% preferuan aeroplanin. Dhe vendimi logjistik për të grupuar disa seli në zonat e afërta në emër të respektit ambiental nuk ishte fort i dobishëm.

XHAKA&CO, PA AVION – Megjithatë, Franca shkoi më tej me lëvizjen e fundit, duke kursyer dy orë neto udhëtimi, por duke u përplasur me një propozim që nisi nga të dhënat e mbledhura në edicionin transalpin 2016, kur 75% e përzgjedhjeve lëvizën me avion.

Nëse Spanja e ka përdorur aeroplanin në katër raste nga katër, si gjithmonë në këto raste ka përjashtim që konfirmon rregullin dhe na çon te Zvicra, mund të thuhet se është praktikisht i vetmi grup që ka marrë si duhet, por mbi të gjitha zbatuar, ftesën e mirëfilltë të UEFA-s. Xhaka dhe shokët e tij, të cilët eliminuan Italinë në fazën e 1/8-ave, kanë udhëtuar gjithmonë me tren gjatë këtij Europiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"