Ndryshime në mbrojtje dhe dilema në mesfushë, ja si pritet të rreshtohet Partizani kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 11:00

Ndryshime në mbrojtje dhe dilema në mesfushë, ja si pritet të rreshtohet Partizani kundër Skënderbeut

Partizani ka mbyllur pasditen e djeshme detajet e fundit për ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Në vetëm tri ditë kohë, Abilaliaj është përpjekur më së shumti të rikuperojë skuadrën fizikisht dhe të rikthejë lojtarët e dëmtuar.

partizani

Skuadra ka kryer vetëm dy stërvitje për t’iu përshtatur Skënderbeut dhe për të vënë në praktikë planin e harkuar nga trajneri dhe stafi i tij. Lajmi i mirë pritet të jetë rikthimi i Eljon Sotës pas një muaji e gjysmë.

Pavarësisht se nuk luan prej kohësh, shanset më të mëdha janë që fierakut nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ndërkohë, krah tij ka një balotazh mes Sembene dhe Janjevës, me këtë të fundit disi më të avantazhuar këtë herë. Abilaliajt nuk i ka pëlqyer faza mbrojtëse ndaj Teutës dhe ka vendosur të bëjë ndryshime.

Ndërkohë, në krahë priten Atanskoski dhe Hadroj. Sakaq, Mehmeti dhe Rrapaj janë rikuperuar dhe priten në fushë, teksa ka edhe një balotazh mes Magetit dhe Muratajt, me senegalezin disi më të avantazhuar. Në sulm Keko pritet sërish titullar, së bashku me Mba dhe Taipi.

498789 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"