Ndryshime në mesfushë dhe sulm, si pritet të rreshtohet Partizani sot kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 10:19

Ndryshime në mesfushë dhe sulm, si pritet të rreshtohet Partizani sot kundër Laçit

Humbja me Egnatian, përveç pikëve dhe aspektit psikologjik, ndikoi shumë edhe te gjendja fizike e skuadrës, pasi u dëmtuan Matondo dhe Da Silva, të cilët pritet të mungojnë gjatë, pasi kanë pësuar lëndime ligamento-muskulore, që kërkojnë disa javë rikuperim dhe mbetet për t’u parë nëse kanë shanse të rikthehen në rinisjen e kampionatit në dhjetor.

PARTIZANI

Gjithashtu edhe Murataj nuk është i gatshëm për Laçin, çka do të thotë se sot në formacion priten shumë ndryshime.

Në mesfushë pritet ta nisin nga minuta e parë Telushi dhe Romero, teksa Da Silvën me shumë mundësi e zëvendëson kokë më kokë Tedi Cara.

Alarmi më i madh për Kolelën është në mesfushë, pasi nga titullarët e padiskutueshëm, vetëm Rrapaj është i gatshëm.

Ky fakt e bën akoma më të vështirë misionin e fitores në Laç duke nisur nga ora 13:00.

PAR (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"