Ndryshimet e mëdha te Teuta, zyrtarizohet portieri i ri te durrsakët
Teuta e sezonit të ri do të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ekipin që u shpall kampion në edicionin e fundit. Ndryshime që do të prekin çdo repart, për shkak të largimeve të disa futbollistëve të rëndësishëm, duke filluar nga porta.
Stivi Frashëri ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Kosovë dhe kështu, durrsakët kanë vepruar me shpejtësi duke afruar një emër të ri me shumë perspektivë si Pano Qirko. Lojtari është zyrtarizuar sot, duke u bërë pjesë e skuadrës që në stërvitjen e parë me trajnerin Edi Martini.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me portierin 21-vjeçar, Panajot Qirko. Drejtuesit e klubit dhe Qirko kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Qirko, portier me shtetësi shqiptare do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek, Flamurtarit, Tirana dhe së fundmi tek Bylisi”, shkruan Teuta në njoftimin e saj për këtë afrim në merkato.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"