Ndryshoi Realin në 5 vite, Mbape i vë kapakun kryeveprës së Florentino Perezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 20:12

Ndryshoi Realin në 5 vite, Mbape i vë kapakun kryeveprës së Florentino Perezit

Lojtari aq shumë i dëshiruar nga presidenti Perez që nga viti 2017 është tashmë pjesë e Realit. Kilië Mbape ka zbarkuar në Madrid për të nisur aventurën në klubin e ëndrrave të fëmijërisë së tij. Mbërritja e francezit në Madrid kulmon punën e madhe që klubi spanjoll ka kryer vitet e fundit.

perez mbape

Një punë paralele me një tjetër po aq të madhe dhe të rëndësishme. Sepse ndërsa ndërtoi një ekip të ri, klubi ndërtoi dhe një stadium të ri. Ata thjesht duhej të përfundonin projektin dhe e bënë atë në mënyrë spektakolare me nënshkrimin e yllit francez. Ardhja e kapitenit të Francës kurorëzon revolucionin spektakolar të skuadrës të kryer në pesë vitet e fundit nga presidenti Florentino Perez.

KRIZA DHE NISJA – Kriza sportive e sezonit 2018- 2019 është pika fillestare e rindërtimit të Realit të Madridit. Pas epokës së artë të tre Champions-eve radhazi (nën drejtimin e Zidan), për herë të parë u ndez një dritë paralajmëruese në planifikimin sportiv. Zidan dhe Kristiano Ronaldo u larguan dhe i dhanë sinjalin e nisjes “revolucionit”. Ai ishte i ngadalshëm, por pa ndalim.

Madridi filloi punën pa i kushtuar vëmendje zhurmës së jashtme, e cila kërkonte të ndryshonte gjithçka me një goditje. Në pesë vjet, Kristiano, Bejl, Benzema, Kros, Naço, Marselo, Isko, Zidan, Navas, Varan, Serxho Ramos, Kasemiro dhe Asensio i kanë lënë vendin Kurtuasë, Lunin, Vinicius, Rodrigo, Militao, Mendi, Ançeloti, Kamavinga, Tçuameni, Rydiger, Alaba, Bellingam, Endrik, Gyler…. dhe qershia mbi tortë, Mbape. Një revolucion i qetë dhe i suksesshëm me të cilin Madridi ka fituar edhe dy Champions League (2022 dhe 2024).

Një rikonstruksion që u kurorëzua të martën e kaluar me prezantimin e Mbapesë, që kulmon një vepër spektakolare të inxhinierisë sportive me të cilën Madridi e shikon të ardhmen me optimizëm dhe me qetësinë e garancinë për të siguruar një brez për shumë vite. Nga 2019 deri në 2024 gjithçka ka ndryshuar. 2019-2020:

MILITAO, MENDI DHE RODRIGO – Sezoni i keq 2018-2019 kishte “përpirë” lëvizjet e para të Madridit për të rinovuar skuadrën, duke nënshkruar me Kurtua, Vinicius dhe Lunin. Madridi rimerr arkitektin e tij të besuar për punën e rindërtimit (Zidan) dhe bën një investim të madh për të korrigjuar kursin. Ai jep dy goditje të rëndësishme në treg me Joviç dhe Hazard, të cilat megjithatë nuk do të rezulton një dështim.

Me kalimin e kohës, tre lojtarë të tjerë që mbërritën atë sezon do të kishin tjetër ndikim: Mendi, Militao dhe Rodrigo. Madridi ruajti angazhimin e tij Fede Valverdes, i cili rrezikoi që kriza sportive ta largonte. Klubi ruan besimin edhe në një pjesë të mirë të “gardës së vjetër”: Kros dhe Benzema rinovojnë, ndërsa Modriç, Ramos, Kasemiro, Karvahal, Lukas Vaskez, Naço dhe Asensio vazhdojnë të jenë shtylla të rëndësishme. Madridi fiton Ligën dhe Superkupën e Spanjës. 2020-2021:

NGADALËSIMI PREJ PANDEMISË – Madridi merr një frymë pas titujve të fundit dhe pandemia e detyron atë të aktivizojë “ekonominë e luftës”. Tregu është i qetë. Skuadra ka rikuperuar kredinë e humbur dhe klubi sheh dritë jeshile në projektin e tij të ardhshëm me Vinicius, Valverde, Rodrigo, Militao ose Mendi. Klubi u përpoq të afronte në bandën e këtij brezi të ri edhe Odegard, por eksperimenti nuk funksionoi. Në të gjitha këto, Madridi kishte pësuar goditjen e rëndë të dëmtimit të Hazardit, lojtarit që presupozohej se do të udhëhiqte revolucionin. Turbulencat rikthehen pas një sezoni pa tituj. 2021-2022:

ANÇELOTI, ALABA DHE KAMAVINGA – Zidan dhe Serxhio Ramos largohen. Trajneri largohet dhe kapiteni nuk rinovon (shkon në Paris). Varan transferohet te Junajtid. Madridi ka punuar gjatë gjithë verës për të bërë bujë të madhe me Mbapenë, të cilin e sheh si shpëtimtarin dhe lojtarin e aftë për të vendosur papritur gjithçka në vendin e vet. Operacioni ishte i gjallë deri në ditën e fundit të merkatos, por rezultoi i pamundur.

Ata që zbarkojnë janë Ançeloti, Alaba dhe Kamavinga, tre pjesët më themelore në projektin e ri. Në të njëjtën kohë, Madridi rinovon me Modriç, Lukas, Naço, Karvahal, Kurtua, Benzema, Valverde dhe Kasemiro atë verë. Madridi e sheh qasjen e tij të përforcuar në punën e projektit të ri, duke firmosur në fund një sezon për t’u kujtuar me dopietën La Liga-Champions, plus Superkupën e Spanjës. 2022-2023:

TÇUAMENI DHE RYDIGER – Marselo, Bejl dhe Isko largohen pas përfundimit të kontratave. Kasemiro transferohet te Junajtid dhe për pothuajse të njëjtat para nënshkruajnë me Tçuamenin (22 vjeç) si zëvendësues për brazilianin 30-vjeçar. Suksesi i “formulës Alaba”, veteran i nivelit të lartë me kosto zero,

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"