Postuar: Maj 8, 2023 | 23:40
Ndryshon axhenda e duelit që pritet të vendosë fatet e sezonit, ja kur do të luhet derbi Tirana-Partizani
Futbolli shqiptar nuk mund të kthehet në terrenet e lojës në fundjavën e ardhshme për shkak të zgjedhjeve lokale. Padyshim që vëmendja më e madhe në këtë javë të 33-të të Superiores do të jete te derbi i kryeqytetit.
Ishte programuar të zhvillohej ditën e mërkurë më 17 maj, por derbi midis Tiranës dhe Partizanit pëson një ndryshim. Përballja, ku vendoset shumë fati i skuadrës që do të dalë kampione e Shqipërisë, do të luhet më 16 maj, ditën e martë, në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
Bardheblutë kryesues janë vetëm 2 pikë më shumë se “Demat” në tabelën e renditjes, teksa me shumë gjasa ky derbi do të vendosë fatet e sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"