Ndryshon projekti, shtëpia e re e Partizanit do të jetë më e madhe (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2016 | 11:33

Ndryshon projekti, shtëpia e re e Partizanit do të jetë më e madhe (FOTO)

Prej muajsh kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpisë së re të Partizanit në mjediset e një ish-reparti ushtarak në zonën e Tufinës.

Kompleksi Partizani 3

Sipas projektit fillesar, pritej që kompleksi i ri i të kuqve, përveç fushave stërvitore, hotelit të klubit dhe ambienteve relaksuese të kishte edhe një stadium me kapacitet 4500 vende.

Kompleksi Partizani 2

Me përparimin e punimeve, projekti fillestar ka pësuar ndryshime të mëdha, pasi kapaciteti i stadiumit u rrit me 500 vende, por tribuna përkarshi do të lihej e hapur në mënyrë që të shtohej sërish numri i vendeve.

Kompleksi Partizani 4

Së fundmi, mësohet se është rënë dakord që stadiumi i ri i Partizanit të dorëzohet me kapacitet prej gjashtë mijë vendesh, që do të thotë 1500 vende më shumë se projekti fillestar.

Kompleksi Partizani 5

Por risitë në shtëpinë e re të Partizanit nuk kanë fund, pasi së fundmi është menduar që krahas futbollit të ndërtohet edhe streha e klubit shumësportësh.

Kompleksi Partizani 6

Ngjitur me terrenet e klubit të futbollit do të ndërtohen palestra sportive dhe salla loje për ekipet e lojërave me dorë dhe disiplina të tjera.

Kompleksi Partizani 7

Fillimisht, shpresohet një fushë stërvitore për ekipet e futbollit dhe në pranverë të jetë gati edhe stadiumi i ri, i cili po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s.

Kompleksi Partizani 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"