Ndryshon situata brenda pak ditësh, mbrojtësi drejt rikthimit te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 19:44

Ndryshon situata brenda pak ditësh, mbrojtësi drejt rikthimit te Dinamo

Ndryshon situata në lidhje me Faton Xhemailin, lojtarin që u stërvit disa ditë me Dinamon para se ajo të shkonte në Itali.

dinamo

Ai shihej si një përforcim për linjën e majtë, ku mbulon si pozicion e mbrojtësit, ashtu edhe të mesfushorit. Më pas ky lojtar u largua, sepse nuk ka pasaportë shqiptare, por së fundi blutë duket se kanë vendosur që ta bëjnë pjesë të skuadrës Xhemailin.

Me rikthimin e tij do të kompletoheshin krahët e mbrojtjes, ku të gatshëm janë Meksi dhe Lorran, dy titullarët, si dhe Bekim Maliqi që po ashtu luan në të dy krahët. Në vazhdim klubit i del për detyrë të gjejë të paktën një përforcim për qendrën e prapavijës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"