Në Berat e ,byllën me fokusin nga të rinjtë. Lajthia i lumtur që debutoi me Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 16:59

Në Berat e ,byllën me fokusin nga të rinjtë. Lajthia i lumtur që debutoi me Tomorin

Iken Droboniku dhe Lisjan Hadaj janë njohës mjaft të mirë të ekipeve të zinxhirit në Klubin “Tomori”. Duke vlerësuar gjendjen dhe situatën e pashmangshme të rrëzimit të skuadrës nga kategoria, situatë të cilën e trashëguan realisht nga tekniku pararendës në këtë detyrë, ata vendosën që t’i jepnin prioritet aktivizimit gradual të futbollistëve të rinj dhe me perspektivë vendas.

xheison lajthia tomori

Kjo zgjedhje rezultoi mjaft pozitive, sepse kanë fituar elementë të rinj dhe me të ardhme që do t’i shërbejnë shumë Tomorit edhe në sezonin e ardhshëm, kur përbërja e skuadrës do të mbështetet më së shumti te futbollistët që janë prodhim i klubit. Një i tillë që ka lënë gjurmë në ndeshjen me Lushnjën është edhe sulmuesi 18 vjeçar Xheison Lajthia, i cili ka bërë debutimin e tij me fanellën e Tomorit. Ai ka kryer një paraqitje mbresëlënëse dhe ka marrë vlerësime nga stafi dhe të pranishmit në stadium. Për “Panorama Sport” sulmuesi i krahut, i cili është duke spikatur si shënues me paraqitje në nivel të lartë edhe me ekipin U-19 ka shprehur emocionet e këtij aktivizimi.

FLET 18 VJECARI LAJTHIA

“Isha duke e pritur këtë moment, për të cilin po punoja fort prej më shumë se një muaji dhe të ambientohesha sa më mirë e shpejt në ekipin e të rriturve. Më duhet të falënderoj dy teknikët e mi te moshat Drobonikun dhe Hadaj, që kanë punuar shumë dhe më kanë dhënë shumë besim. Debutimin si titullar me Lushnjën do ta veçoj si një ngjarje në karrierën time. Më duhet të punoj dhe të meritoj praninë time në ekipin e parë, ku një rol ndihmës kanë edhe futbollistët me eksperiencë”, u shpreh  sulmuesi Lajthia.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"