Në Gjirokastër kërkohet ngjitja, Vucaj dhe Birja i shtohen Ramadanit te Luftëtari i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 10:56

Në Gjirokastër kërkohet ngjitja, Vucaj dhe Birja i shtohen Ramadanit te Luftëtari i ri

Në Gjirokastër po projektojnë Luftëtarin e sezonit të ri, që nuk duhet ta diskutojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Fillimisht puna nisi nga emërimi i trajnerit të ri, i cili është një ish-futbollist dhe vjen nga Vlora.

vucaj birja

Bëhet fjalë për trajnerin Besmir Shabani, i cili është prezantuar nga vetë kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, përmes një postimi në rrjetet sociale: “Me Besmir Shabanin, teknikun e ri të Luftëtarit. Gati për sezonin që kemi përpara me të njëjtin objektiv, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Mbarë e mirë! Falënderues pa masë Edmond Dalipit për punën e bërë deri më tani dhe grupin që krijoi me djem plot talent dhe ambicie. FORCA LUFTËTAR!”.

Ndërsa reagimi i parë i Shabanit si trajneri i Luftëtarit ishte ky: “Mision i ri, faleminderit për besimin kryetarit Flamur Golemi, qytetit të Gjirokastrës dhe tifozëve”. Sa i përket merkatos, priten emra të njohur dhe me eksperiencë. Pas Behar Ramadanit, fanellën bluzi pritet që ta veshin në sezonin e ri edhe portieri Kadri Birja, që vjen nga Valbona, si dhe mesfushori me përvojë, Erjon Vucaj. Mesfushori shkodran, ashti si patrioti i tij, Behar Ramadani, vijnë në Gjirokastër nga radhët e Flamurtarit me misionin për ngjitjen e Luftëtarit në të parën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"