“Ne jemi kritikët e vetes”, Roberto Martinez: Është një privilegj të kesh Ronaldon në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:53

“Ne jemi kritikët e vetes”, Roberto Martinez: Është një privilegj të kesh Ronaldon në ekip

Portugalia do të përballet ditën e nesërme kundër Francës, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të këtij dueli, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në konferencën tradicionale për mediat, ku ka dhënë opinionin e tij për këtë takim:

roberto martinez

“Nëse flasim për parashikime, të gjithë e dimë se sa mirë të dy skuadrat luajnë. Gjëja më e rëndësishme është talenti i lojtarëve tanë. Unë mendoj se jemi gati. Këto janë çerekfinale dhe ne jemi të gjithë të fokusuar. Ne jemi kritikët e vetes, ne gjithmonë duam të përmirësohemi, por ne nuk duhet t’i ndryshojmë të gjitha nga ndeshja në ndeshje.

Kritikat tregojnë se sa pasion kanë njerëzit për ekipin kombëtar, dhe unë e pranoj këtë gjë. Por unë gjithashtu besoj se ne kemi lojtarë të rëndësishëm. Puna imë është që t’i bëjë lojtarët të performojnë në më të mirën e tyre, dhe këtë gjë i kam premtuar edhe tifozëve.

Ndeshjet janë shumë të vështira këtu. Është e vështirë që të shënosh golin e parë. Ne kemi bërë zgjedhje të rrezikshme. Për të shënuar t’i duhet të jesh në fundoren e fushës, por ne kemi mbajtur zotërimin e topit dhe shumicën e lojtarëve në pozicionet e tyre. Ne jemi duke bërë shumë gjëra mirë dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, por janë gjëra që mund t’i rregullojmë.

Si një trajner i një ekipi kombëtar, ky është një moment kyç. Është mundësia që të krijojmë momente të paharrueshme. Fitorja e Europianit 2016 është një kujtim, ai nuk duhet të krahasohet me gjeneratat e tjera. Ky brez ka qenë në një rrugëtim ndryshe. Shpresoj që ky brez t’i motivojë të tjerët që do të vijnë në të ardhmen.

Është një gjë magjike që të shikosh një lojtarë që ka fituar gjithçka dhe ka rekorde të panumërta. Freskia që ai sjell është surprizuese. Ai është një shembull, dikush që do që të fitojë çdo ditë, që do të luftojë çdo ditë. Kur ti ke një lojtarë të tillë në ekip, është një privilegj.

Dua të luajë mirë dhe bukur, dua që të shënojmë gola. Perfeksioni është diçka që nuk e kemi, pra ne punojmë që të jemi në më të mirën tonë gjithmonë. Kur ne luajmë bukur, ne luajmë më mirë, ne kemi mundësi më shumë që të fitojmë ndeshjen.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"