Në kujtim të legjendës Teodor Vaso, Skënderbeu organizon triangolaren speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 21:44

Në kujtim të legjendës Teodor Vaso, Skënderbeu organizon triangolaren speciale

Klubi i Skënderbeut nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se në datën 8 qershor në orën 17:00 në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, do të organizohet traiangolarja, në kujtim të legjendës Teodor Vaso, i cili humbi jetën më 17 mars të vitit 2024, në moshën 82-vjeçare.  

teodor vaso

Në këtë triangolare do të marrin pjesë përveç veteranëve të Skënderbeut, edhe veteranët e Flamurtarit dhe Apolonisë, dy klubet me shumë traditë në futbollin shqiptar.  

Vlen të theksohet fakti se Teodor Vaso, heroi i Kombëtares shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane. 

Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. 

Vaso u cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"