Në Spanjë zbulojnë prapaskenat! Nejmar i vetëofrohet Barcelonës, katalanasit marrin vendimin
Nejmar nuk po kalon momentet më të mira në PSG dhe në fakt që nga fillimi i transferimit e deri më sot, nuk janë përmbushur pritshmëritë duke qenë se parisienët synonin shpesh Chapionsin por pa arritur që të afrohen me trofeun.
Shpesh herë, emri i brazilianit është lidhur me një larfgim të mundshëm dhe së fundmi ka qenë spanjollja “Mundo Deportivo” që raporton se Nejmar i është vetëofruar Barcelonës. Më saktë, menaxherët e tij e kanë propozuar emrin e Nejmarit te klubi katalanas por refuzimi ka qenë i menjëhershëm duke mos i lënë asnjë mundësi për negociatë.
Largimi i Nejmarit dhe gjyqet që pasuan më vonë, kanë lënë shenjë te Barcelona dhe e shohin të pamundur që ta kenë sërish në skuadër brazilianin. Për më tepër, paga e tij dhe kartoni kushtojnë shumë e aktualisht, katalanasit nuk mund të sakrifikojnë asgjë për të marrë brazilianin. Kështu, Nejmar mbetet te PSG-ja, ndërkohë që afrimi i Luiz Enrikes në krye të stolit mund të jetë fatjsellës për të duke qenë se e njeh mirë që në kohën kur të dy ishin te Barcelona.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"