Nedim Bajrami u kthehet golave, tund rrjetën ndaj ekipit të Serisë A ndërsa pret oferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 19:06

Nedim Bajrami u kthehet golave, tund rrjetën ndaj ekipit të Serisë A ndërsa pret oferta

Nedim Bajrami shkroi historinë në Euro 2024 me golin e tij që u bë më i shpejti në historinë e Europianëve. Por ndërkohë, futbollisti i Kombëtares shqiptare shpreson që pasi arriti diçka të tillë, të mos mbetet duke kaluar një sezon në Serinë B.

saddsasaddsaadadsadsads

Lojtari është nën kontratë me Sasuolon dhe është në pritje të ofertave për t’u kthyer në elitën e futbollit italian. Por ndërkohë ai po përgatitet për fillimin e sezonit të ri dhe sot ka gjetur rrugën e rrjetës pikërisht ndaj një skuadre të Serisë A.

Sasuolo luajti sot miqësore ndaj Monzës dhe Bajrami ishte protagonist në barazimin 2-2 teksa shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 në minutën e 38 të sfidës ku ishte titullar. Nëse ai nuk do të sigurojë një transferim në një skuadër elitare, Bajrami pritet të jetë titullar fiks i Sasuolos në edicionin ku klubi do të tentojë me çdo kusht kthimin në elitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"