Nga akademia tek skuadra e parë, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 16:22

Nga akademia tek skuadra e parë, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Emiljano Mihana do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Tiranës. Ai spikati 1 sezon me tërinjtë dhe tashmë është gati për eksperiencën e re në ekipin e parë. 
mihanaPostimi i plotë
Klubi i Futbollit Tirana njofton se talenti Emiljano Mihana i cili vjen nga radhët e Akademisë së Futbollit Tirana, është përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë në skuadrën e parë!
Sulmuesi 16-vjeçar u afrua sezonin e shkuar në Akademinë bardh’ e blu, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur. Pas vetëm 1 sezoni me të rinjtë e Akademisë Tirana, Mihana arrin të bindë dhe tashmë do të provojë veten me ekipin e parë.
Klubi i uron Mihanës suksese dhe sa më shumë paraqitje dinjitoze me fanellën bardh’ e blu!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"